Demokracia Studentore” thotë se ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami është pikërisht ai që i ka shkatërruar universitetet publike në Kosovë dhe për këtë duhet të japë llogari para organeve të drejtësisë.
“Për një kohë të gjatë kemi bërë hulumtime në universitetet të cilat janë themeluar nënë udhëheqjen e ministrit së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami, dhe këto universitete i shërbejnë klaneve dhe grupaconeve të politikës dhe partisë në të cilën është edhe vetë ministri, dhe këto universitete nuk janë hapur për interesa të studentëve por për interesa të politikës dhe punësimeve të njerëzve që ju shërbejnë nëpër fushata të cilët ju kanë mbetur anash”, thuhet në komunikatën e organizatës.
Sipas kësaj komunikate studentët janë të shqetësuar për gjendjen e krijuar në arsimin universitar, por siç kanë thënë kjo bëhet vetëm pasi ministri Bajrami ta marr dënimin e merituar.
“Ne lenden do t’ja dërgojmë prokurorisë së shtetit dhe asaj ndërkombëtare pasi jemi te vetëdijshëm për ndikimin e tij në drejtësinë e Kosovës”, ka deklaruar kryetari i organizatës Demokracia Studentore, Mexhid Ramusa përmes një komunikate për media.