Rritja e popullaritetit të FaceApp, një aplikacion i telefonave të mençur që transformon fytyrën e përdoruesve në të moshuar, ka bërë që senatori demokrat Chuck Schumer të kërkojë një hetim federal.
Reagimi i tij vjen pas dyshimeve që ky aplikacion i bërë nga një kompani ruse po paraqet rrezik potencial kombëtar dhe privat për miliona amerikanë, njofton Klan Kosova.
“Do të ishte shumë shqetësuese nëse informatat e ndjeshme personale të qytetarëve të SHBA iu shpërndanë një fuqie të huaj armiqësore, e cila është e angazhuar në sulme kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara”, tha Schumer në një letër drejtuar FBI-së dhe Komisionit Federal të Tregtisë.
“Unë kërkoj që FTC të marrë në konsideratë nëse ekzistojnë masa mbrojtëse adekuate për të parandaluar privatësinë e amerikanëve që përdorin këtë kërkesë, duke përfshirë personelin e qeverisë dhe anëtarët e shërbimit ushtarak, që të mos jenë të komprometuar”.
Edhe pse avokatët e privatësisë ngritën shqetësime për sigurinë, nga ky aplikacion u joshën mijëra persona – përfshirë edhe të famshmit. Deri të mërkurën, FaceApp kishte kryesuar listat e shkarkimit të aplikacioneve në Apple dhe Google.