Demolli: Marksuz mundësoi marrëveshjen në fushën e sigurisë mes Kosovës dhe Hungarisë

Prishtinë | 18 Tet 2016 | 15:24 | Nga

Ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka pritur sot në takim zyrtar ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.

Ministri Demolli  ka falënderuar ambasadorin Markusz për mbështetjen dhe përkrahjen që Hungaria ka ofruar për FSK-në, duke potencuar edhe rolin e  ambasadorit Markusz në realizimin e marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë në fushën e sigurisë, raporton ekonomiaonline.

Demolli gjithashtu ka potencuar bashkëpunimin në mes dy shteteve dhe dy ministrive përkatëse, duke e vlerësuar si të rëndësishëm angazhimin dhe rolin e Hungarisë në mbështetje të agjendës Evropiane.

Nga ana tjetër ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Laszlo Markusz, falënderoi ministrin Demolli për pritjen dhe vlerësoi bashkëpunimin e ndërsjellë, duke u shprehur i kënaqur për bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Hungaris.

Ministri Demolli dhe ambasadori hungarez Markusz gjithashtu biseduan edhe për klimën e përgjithshme politike dhe të sigurisë në dy vendet tona, si dhe për klimën politike në rajon dhe më gjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme