Persona të paidentifikuar kanë dëmtuar zyret e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas duke e hequr logon e Lëvizjes.
“Ky rast i dyshimtë dhe qëllimkeq është paraqitur edhe në Polici. Ne i ftojmë organet e rendit që ta zbardhin këtë rast sa më pare”, thuhet në komunikatë.
“Këto raste me motive të errëta politike nuk na trembin e as nuk na frikësojnë. Këto raste veçse na detyrojnë që të punojmë edhe më shumë. Drenasi ka nevojë për çlirim”, thuhet ndër të tjera.