Në fshatin Kaçibeg të Podujevës sot është arrestuar një burrë me dyshimin se ka dëmtuar derën dhe dy dritare të një xhamie, transmeton Koha.net.
Policia e Kosovës bën të ditur se i dyshuari është me të meta psikike, derisa rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar (me të meta psikike), pasi që i njëjti, dyshohet me një mjet të fortë-çekan kishte dëmtuar derën e objektit fetar-xhamisë dhe kishte thyer edhe dy dritare të këtij objekti”, thotë PK.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.