Dënim i dyfishtë për Romën nga UEFA

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 18:59 | Nga

Pronari i Romës, James Pallota, nuk do të lejohet të jetë i pranishëm në asnjë ndeshje të UEFA-s për tre muajt e ardhshëm, ndërsa Roma është gjobitur me 19 mijë euro.

Pallota është suspenduar për shkak se – pas humbjes së klubit të tij ndaj Liverpoolit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar – ai i kishte quajtur zyrtarët e ndeshjes “qesharakë”, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa, klubi është gjobitur për shkak të organizimit të keq, shkallëve të bllokuara brenda stadiumit, si dhe për shkak të fishekzjarrëve që ishin ndezur nga fansat e Romës.

Ndeshja u zhvillua në Romë më 2 maj, ku Liverpooli e humbi lojën 4-2, por u kualifikua në finalë për shkak të rezultatit të përgjithshëm pas dy ndeshje 7-6.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme