Turistët mund të përballen me dënim me vdekje për të bërë fotografi në një plazh pranë një aeroporti në Tajlandë.
Plazhi pranë aeroportit ndërkombëtar të Phuket, është i popullarizuar me pushues, por njerëzit që bëjën fotografi ndërsa aeroplanët fluturojnë, njoftohet se i kanë zemëruar shefat e aeroportit të cilët thonë se kjo mund t’i hutojë pilotët.
Wichit Kaewsaithian, Zëvendësdrejtor i përgjithshëm i aeroportit tha: “Ne po krijojmë një zonë sigurie e cila do të kategorizohet si një zonë e ndaluar rreptësisht për fotografi nga njerëzit”.
“Përveç kësaj zone, turistët ende mund të vijnë për të bërë fotografi si zakonisht”.
Kaewsaithiam tha tutje për Bangkok Post: “Dënimi maksimal është dënimi me vdekje”.
Sipas Daily Mail, një zyrtar tha: “Ndëshkimi për dikë që nuk zbaton këtë rregullore përfshin dënimin me vdekje, një dënim me burgim të përjetshëm ose një mandat burgimi prej pesë deri në 20 vjet, sipas Aktit të Aviacionit Ajror 1978”.