Dënimet për sulmet ndaj gazetarëve qesharake, shefi i EULEX-it tregon se iu censurua një artikull

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 13:38 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mbajtur tryezë diskutimi, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e AGK-së, Gentiana Begolli, tha se sulmet ndaj gazetarëve kanë shënuar rritje në vitin e fundit. Ajo ka shtuar se premtimet e institucioneve të drejtësisë se po i trajtojnë me prioritet rastet e gazetarëve mbesin vetëm fjalë goje, duke shtuar se dënimet vonojnë shumë e janë qesharake.

“Kosova këtë vit është tetë vende më keq sa i përket keqësimit për të bërit  gazetari. Këtë e dëshmon edhe rasti i ushtrimit të dhunës së ushtruar ndaj gazetarit të Insjader Visar Duriqi dhe rastet e tjera të cilat do t’i shohim në materialin që do ta prezantojmë tani”.

“Vetëm gjatë vitit 2020 ishin 6 kërcënime me jetë, prej tyre 4 kërcënime, një sulm ndaj gazetarëve dhe një sulm ndaj organizatave mediale”.

“Të gjitha premtimet e institucioneve të drejtësisë mbesin vetëm fjalë goje. Dënimet vonojnë shumë e janë qesharake. Neve na mbetet të vazhdojmë të ngrisim zërin për përmirësimin e klimës së të bërti gazetari në Kosovë”.

Ambasadori i OSBE-së Micheal Devonport, thotë se Kosova në krahasim me vendet e rajonin qëndron më mirë sa i përkte lirisë së medias.

 Sipas tij, pandemia ka ndikuar në përhapjen e lajmeve të rreme si dhe uljen e të hyrave, për cka edhe ka bërë që të largohen nga puna shumë gazetarë.

“Kosova është disa hapa para rajonit në kuptim të shtypit. Kosova ka rënë për 8 pozita nga viti i kaluar dhe e ka përfunduar kështu një seri 5 vjeçar të përmirësimit në këtë aspekt”.

“Ne mbështesim komunitetin tuaj në promovimin e gazetarisë së shtypit. 2020 ka treguar një rritje të lulëzimit të lajmeve të rreme sidomos që kanë të bëjnë me pandeminë. Keqinformimi e ndotë hapësirën e informimit. Ne mbështetemi te profesionistët medial që të promovojnë etikë profesionale. Me shfaqjen e pandemisë është zvogëluar siguria e gazetarëve dhe ulja e pagave ka qenë pasojë”.

“Ka pasur ulje të ndjeshme të të hyrave të marketingu gjë që ka bërë të largohen nga puna edhe gazetarët. Misioni i OSBE dënon të gjitha përpjekjet për shtypjen e gazetarëve. Duke shënuar këtë ditë ne e njoh rolin e Qeverisë dhe gjyqësorit në sigurim e një mjedisi të sigurt për të gjithë”.

Ulrika Richardson, koordinatore për Zhvillim e KB-së në Kosovë, tha se gazetarët kanë rol të rëndësishëm në shoqëri dhe gëzojnë besimin për të dhënë informata në mënyrë të pavarur.

“Roli i gazetarëve është të raportojë se çka ndodhë kur dhe si ndodhë. Gazetarët kanë një rol të rëndësishëm në shoqërinë tonë dhe gëzojnë besim për të dhënë informata në mënyrë të pavarur”.

“Ne kemi parë që gjatë pandemisë sa me rëndësi për të shpëtuar jetë ka qenë pranimi një kohë dhe i saktë i informatave dhe kemi parë se si keqinformimi ka shkaktuar humbje jete. Vitin e kaluar ka qenë një numër rekord i gazetarëve të burgosur dhe numër poashtu të atyre që kanë humbur jetën”.

Shef i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka treguar se edhe ia ka qenë gazetar. Madje me të pranishmit ai ka ndarë edhe një përvojë personale, kur një artikull që ai kishte shkruar për DW në Gjermani nuk ishte botuar fare, raporton EO.

Sipas tij, liria e mediave është bazë e një demokracie dhe indeks i sundimit të ligjit, raporton EO.

“Ne është me rëndësi që pajtohemi me çështjet fondamentale. Kam qenë gazetar për një program suedez dhe kam pas shumë liri lër temat që doja të raportoja dhe ishe një punë e jashtëzakonshme për një gazetar të ri. Pata pranuar një telefonatë nga DË në Bon dhe më than të bëjë një raportim për Ditën e Fitores së Berlinit Lindor dhe duke parë që kjo ishte një mundësi e mirë për mua që të fitojë dhe të bëjë famë. Shkova dhe raportova për ditën e fitores dhe e dërgova në Bon në studion e DW-së, por që të nesërmen më than të ndërroj formën e shkrimit sepse nuk ishte mjaftë i fortë. Provova, por hoqa dorë dhe u thashë të bënin çfarë të donin. Ata më paguan, por që raporti im nuk u publikua atje. Kjo përvojë më bën të u qëndron prapa fakteve”.

“Liria e mediave është bazë e një demokracine. Mediat sot janë në presion dhe janë bërë mall publik dhe nuk janë të angazhuar të gjithë. Kemi shumë gazetarë amatore që nuk kanë kaluar në edukimin e duhur në trajnimet e duhura, flas më shumë për këtë pjesën e gazetarisë qytetarë dhe akoma nuk jemi mësuar këta trajtojmë siç duhet. Kemi parë një rënie fatkeqe të lirisë së mediave, por prapë qëndron më mirë se disa vende këtu në Ballkanin Perëndimor. Keni një kornizë ligjore mjaftë të mirë. Liria e medies është indeks i sundimit të ligjit”.

Imer Mushkolaj kryetar i Këshillit KMShK-së, tha sen ë Kosovë ekziston kornizë e mjaftueshme ligjore që rregullon çështjen e mediave dhe gazetarëve, por që nuk zbatohet.

“E kam bërë të qartë se çfarë nënkupton vetërregullimi dhe rregullimi i mediave për të cilat informimi është zero. Kjo nënkupton bashkëpunim me gazetarë e organizata që kjo të kuptohet. Ka deputet që kërkojnë me zë rregullimin e mediave online, por ata as nuk e dinë çfarë duan”.

“Në Kosovë ekziston një kornizë e mjaftueshme ligjore që rregullon çështjen e mediave dhe gazetarëve por që nuk zbatohet. Gazetarët nuk janë specie të paprekshme por janë qytetarë që duhet të bëjnë punën e tyre me përgjegjësi. Ajo që je mund të ndihmojmë është që të sjellim ndërmend kodin e etikës së ai të respektohet në masë më të madhe”.

Të ngjashme