Dënohen kërcënuesit e analistit Petrit Zogaj

Prishtinë | 15 Jan 2018 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur fajtorë, Driton Hajzerin dhe Korab Lulajn, të cilët kishin kanosur analistin politik, Petrit Zogaj.

Hajzeri dhe Lulaj janë dënuar me gjobë në vlerë prej 200 euro secili, për kanosjen që i kishin bërë Zogajt, pas një debati në Info Magazine të Klan Kosova në maj të viti 2016, ku kishte debatuar për komunitetin LGBT, kryetarin e partisë, Fjala, Gëzim Kelmendi.

Të dy të dënuarit, kishin frikësuar dhe kanosur, Zogajn, që sipas gjykatës, i kanë shkaktuar ndjenjën e ankthit dhe pasigurisë së madhe për jetë.

Zogaj pas aktgjykimit të gjykatës, është shprehur se ky rast duhet të shërbej si shembull i mirë që tregon se liria e shprehjes dhe e veprimit janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligjet e vendit, ku kërcënimet nuk tolerohen

“Gjykata ka bërë punën e saj përmes këtij dënimi, por ajo çfarë mbetet tej shoqëria kosovare është puna dhe gatishmëria për tolerancë, pranim të tjetrit pa marrë parasysh bindjet që ka dhe mbrojtje e të drejtave themelore sipas asaj që i kemi të shkruara në Kushtetutë dhe ligje”, është shprehur Zogaj, për klankosova.tv.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme