Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar drejtorin e një shkolle në Malishevë me 8 muaj burg.
I akuzuari I.H. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burg në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej njëmijë (1000) euro, i cili dënim duhet të ekzekutohet në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar kundër të akuzuarit I.H., gjykata ka ardhur në përfundim se në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike, i akuzuari, në cilësinë e personit zyrtar (drejtor shkolle) ka kërkuar ryshfet në shumën prejt 1500 euro nga G.K., menaxher në restorant “B…-.” në Malishevë për të organizuar mbrëmjen e maturës të vitit 2018.