Dënohet me burg për krime lufte një ish ushtar i UÇK-së

Prishtinë | 08 Gus 2016 | 17:14 | Nga

Sot, në Gjykatën Themelore të Mitrovicës një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë ndërkombëtarë e shpalli fajtor të akuzuarin Xhemshit Krasniqin për kryerjen e veprës penale “Krime të luftës kundër popullsisë civile” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I pandehuri u shpall fajtor për arrestimin, ndalimin e paligjshëm, cenimin e integritetit trupor, të shëndetit dhe torturimin disa dëshmitarëve dhe civilëve të panjohur në kampet e UÇK-së në Kukës dhe Cahan (Shqipëri), si edhe në Prizren gjatë vitit 1999. I akuzuari i kreu veprat e tij në bashkëkryerje me pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

I pandehuri Xhemshit Krasniqi u dënua me dënim të përgjithshëm prej 8 vjet burgim dhe me një gjobë prej 1500 eurove. Me anë të një vendimi të veçantë, atij i është vazhduar paraburgimi deri sa ky aktgjykim ta marrë formën e prerë.

Të gjitha palët kanë të drejtë ankese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme