Gjykata Themelore në Gjakovë-Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarit F.B për veprën penale “Trafikim me qenie njerëzore”.
F.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me një vit. Ky vendim bëhet i plotfuqishëm 15 ditë pas shpalljes së aktgjykimit.
I akuzuari duhet të paguajë edhe shpenzimet gjyqësore në vlerë prej 50 euro.
Gjykata në bazë të gjendjes faktike ka ardhur në përfundim se i akuzuari ka përdorur dhe ka siguruar shërbime seksuale, me persona që ka qenë në dijeni se kanë qenë viktima të trafikimit, njofton Gjykata Themelore në Gjakovë përcjellë Klan Kosova.
Pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.