Dënohet me tri vite burgim farmacisti që shkatërroi 500 vaksina anti-Covid

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Farmacisti i një spitali në shtetin amerikan Ëisconsin, Steven Brandenburg, 46-vjeç, që ka pranuar në gjykatë që qëllimisht kishte dëmtuar mbi 500 vaksina të kompanisë Moderna pasi nuk besonte në efikasitetin e tyre, është dënuar me tre vite burgim dhe obligohet që spitalin ku punonte ta dëmshpërblej duke paguar një dënim prej 83.000 dollarëve.

Brandenburg në dhjetor të vitit të kaluar gjatë kujdestarisë në spital ku punonte, qëllimisht kishte nxjerrë nga frigoriferët vaksinat anti-COVID, thuhet në kumtesën e ministrisë amerikane të Shëndetësisë, transmeton Telegrafi.

Farmacisti i dënuar ka pranuar se është përkrahës i flaktë i teorive konspirative – duke qenë shumë i bindur që vaksinat janë “punë e djallit”.

Gjatë hetimit është konstatuar që Brandenburg në mënyrë të fshehtë ka dëmtuar vaksinat kundër coronavirusit – duke i bindur edhe kolegët që ta bëjnë të njëjtën gjë.

Të ngjashme