I dënuari në rastin “Tolaj” i bie pishman për pranimin e fajit

Prishtinë | 06 Tet 2017 | 08:20 | Nga

I dënuari për korrupsion në rastin “Tolaj”, Arian Lleshi është “penduar” që e ka pranuar fajësinë para se të akuzohej nga prokuroria para dy vjetësh, shkruan sot Koha Ditore.

Ai, të enjten në gjykimin kundër ish-sekretarit të Ministrisë, Ilir Tolaj dhe të tjerëve, ka thënë se ish-prokurori i këtij rasti, Admir Shala, nuk e ka njoftuar paraprakisht se për çka po akuzohej. Tani, këto komente i ka bërë në cilësinë e dëshmitarit.

Nënshkrimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, përmes së cilës detyrohej t`ia kthente 400 mijë euro ministrisë, Lleshaj po pretendon se e ka bërë edhe pa prezencën e avokatit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme