Departamenti amerikan për bombat bërthamore sulmohet nga hakerët

Prishtinë | 18 Dhj 2020 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Departamenti amerikan i Energjisë është agjencia e radhës që ka konfirmuar sulmet kibernetike që konsiderohen si më të rëndat ndonjëherë ndaj qeverisë amerikane.

Departamenti që është përballur me sulmet kibernetike është përgjegjës për armët bërthamore të SHBA-së, mirëpo siguria e armatimit pretendohet të mos jetë cenuar.

Përveç Departamentit amerikan të Energjisë, edhe gjiganti teknologjik Microsoft ka zbuluar softuer të dyshimtë në sistemet e veta.

Qeveria ruse dyshohet se është përgjegjëse për këtë sulm kibernetik, por deri më tani ka mohuar të ketë pasur rol.

Departamentet e Thesarit dhe Tregtisë janë bërë gjithashtu viktima të njërit prej sulmeve më të sofistikuara kibernetike që kanë zgjatur për rreth një muaj.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ende nuk ka reaguar ndaj këtyre sulmeve, ndërkaq presidenti i zgjedhur, Joe Biden, ka premtuar se siguria kibernetike do të jetë një prej prioriteteve kryesore të administratës së tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme