Në kuadër të arrestimeve të orëve të hershme të mëngjesit në Maqedoni, janë prangosur edhe deputetë të VMRO-DPMNE, Krsto Mukovski, Luben Arnaudov dhe Zhaklina Stefanovska dhe rreth 15 persona të tjerë, mes tyre edhe huliganë.
Grupi siç meson INA është arrestuar për pjesëmarrjen në dhunën e 27 prillit në Kuvend.
Deputetët Mukovski dhe Arnaudov dyshohen se ata kanë bërë hapjen e dyerve të Kuvendit për hyrjen e turmave të dhunshme.
Ndërsa mes tyre ka edhe persona që dyshohen si organizatorë dhe që janë ish-zyrtarë policie.
Paraprakisht në rrjetin e arrestimeve ra edhe ish-drejtori i policisë Mitko Çavkov, i cili nuk kishte dhënë urdhër për dy orë për të ndërhyrë policia në Kuvend dhe për të siguruar deputetët që ishin rrahur brutalisht.
Në mesin e tyre më së keqi pësoi deputeti Ziadin Sela dhe kryetari i LSDM, Zoran Zaev.