Sot një pjesë e deputetëve të VV-së vendosën që në emër të “familjes” me ua pamundesu shumë familjeve në Kosovë që me u ba me fëmijë në spitalet publike përmes IVF.
Pra, aktualisht me Udhëzim Administrativ gratë pa partner e çiftet mund të behën prindër përmes IVF në spitalet private.
Me draft ligjin aktual rregullohet që ky proces të mundësohet edhe në QKUK, me më shumë pak para.
Disa deputetë të VV-së u shprehën kundër gjë që nënkupton që qëndrimi i tyre kundër ua mundëson veç spitaleve private ta bëjnë këtë procedurë.
Sot këta deputetë nuk i mbrojtën familjet. I mbrojtën spitalet private.
Dtth gratë e çiftët që kanë pare IVF edhe sot munden me e kry në spitalet private. Ndërsa gratë e çifte që NUK kanë pare nuk mundën me e ba në QKUK sepse kështu ka vendos Eman Rrahmani dhe disa deputetë të tjerë.
Pra veç mos të thirrën në mbrojtje të familjeve por në mbrojtje të bizneseve.
Problemet shëndetësore që çojnë gratë e çiftet që të zgjedhin IVF si metodë për tu bërë prindër NUK janë probleme luksi. Shëndeti riprodhues NUK është çështje dytësore.
MARRE!