Deputetët e Kuvendit të Kosovës, e kanë dënuar ashpër rastin e të miturës në Drenas, e cila ishte abuzuar seksualisht nga mësuesi dhe më pas polici në këtë komunë, raporton Ekonomia Online.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, tha se rasti i të miturës është krim dhe ka ndodhur nga autoritetet në të cilat, çdo fëmijë ka besim.
“Unë kërkoj të pajtohemi se rasti ne fjalë që i referohemi ka të bej me një fëmijë sepse rasti kur filloi ajo ka qenë vetëm 16 vjeçare posa ka filluar në klasën e 10. Abuzimi seksual i çdo gjinie nënkuptohet krim por kur bëhet fjalë për fëmijë nuk diskutohet”, tha Kollcaku.
Kollçaku tha se edhe ndërprerja e shtatëzanisë kishte ndodhur në një institucion privat, ku sipas saj, nuk i kishte plotësuar as kushtet për kryerjen e abortit.
“Abuzuesit ishin ata që do duhej të ishin autoritet dhe fëmija të ketë besim. Abuzimi filloi ne shkolle dhe vazhdoi kur e mitura denoncoi rastin që u drejtua në polici aty do duhej te ishte vetëbesimi më i madh ajo hasi tek krimi që u përsërit”, tha ajo.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirije Kajtazi, tha se mungesa e psikologeve në shkolla ka ndikim negativ ku rastet e tilla nuk do ishin aq prezentë sikur secila shkollë do të kishte psikologun e shkollës.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, tha se të gjithë së bashku duhet të angazhohemi për te eliminuar këto fenomene shqetësuese.
“Dënojmë ashpër ketë akt të shëmtuar kriminal, duhet të i bëjmë thirrje autoriteteve përgjegjëse, të ndërmarrin veprimet e duhura në kuadër te kompetencave të tyre për hetimin e këtij rasti që drejtësia të zbardh rastin në tërësi i cili do duhet të ishte shembull për ata që kanë ndërmend me i keqpërdor të miturit”, tha ai.
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, pati kritikë për ministrat. Sipas saj, në ketë seancë do duhej te ishin gjithë udhëheqësit e ministrie, sidomos ata të cilët udhëheqin institucionet me të cilat ka lidhje rasti ne fjalë.
“I bëj thirrje ata qe duan ta relativizojnë ngjarjen le të ndalojnë së bëri një gjë te tille sepse janë 3 institucione ky nuk është rast i izoluar. Fatkeqësisht në këto institucione ka plot abuzues sepse ne në vazhdimësi dëgjojmë raste të tilla. Në institucionet e Kosovës ka njerëz pa pik dinjiteti, si mund të has në një mësues, mjek e polic të gjithë dhunës ndoshta sepse janë burra e kanë autoritet. Kur shkon ne polici me denoncuar një abuzim seksual ti ngacmohesh seksualisht”, tha Haxhiu, raporton Ekonomia Online.
Sipas saj rasti i abuzimit seksual me të miturën, është shpërfaqje e dështimit të institucioneve.
“Rasti i abuzimit seksual është shpërfaqja e dështimit të institucioneve. Këtu i kemi dy ministra dhe ne kërkuam te jetë edhe kryeministri ne ketë seancë le të na tregojnë se nga mandati i tyre çka kanë bërë me i mbrojt fëmijët të miturit, vajzat e gratë. Amendamenti që pati propozuar Nagavci për psikologë në shkolle ishte refuzuar po nga këta deputete”, u shpreh Haxhiu, raporton Ekonomia Online.
Ai i ftoi gjitha gratë dhe vajzat që abuzimet seksuale që përjetojnë t’i raportojnë tek gratë deputete.
Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancën e jashtëzakonshme ku pikë e rendit të ditës është debat parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës.