Deputetët e Kuvendit kanë diskutuar edhe për rrezikimin e Kosovës nga zjarret, duke theksuar kushtet e vështira që përballen zjarrfikësit, raporton Ekonomia Online.
Arbër Rexha Nga VV tha se situata me zjarret nuk është një situatë e kënaqshme për vendin, duke përfshirë këtu kushtet e vështira të zjarrfikësve.
“Kosova kohëve të fundit është përballur me një situatë jo të mirë me zjarret, duke e vështirësuar punën e zjarrfikësve dhe ata tashmë janë në luftë kundër zjarrit, sistemi i ujitjes është jashtë funksionit, dhe sistemi i urgjencave është i nevojshme”, tha
Edhe Time Kadriaj nga AAK, tha se tri situatat që duhet punuar më shumë janë situata me zjarret, spitalet dhe Ligji i Pagave.
“Situata me zjarrin është e vështirë andaj kërkoj që të bëhet më shumë në këtë drejtim, po ashtu kërkoj nga ministri i Shëndetësisë që të vizitojë spitalet dhe kushtet e tyre dhe të punohet më shumë në ligjin e pagave”, tha Kadriaj.