Komisioni për Shëndetësi ka marrë vendim për formimin e grupeve punuese për monitorim të zbatimit të ligjeve, raporton Ekonomia Online.
Kryetarja e Komisionit Fatmire Kollçaku tha se fokus duhet të jenë ligjet e pazbatueshme, por edhe plotësim ndryshimi atyre ligjeve ku është e nevojshme.
“Duhet të fokusohemi pse një ligj është i pazbatueshëm, por a ka nevojë për plotësim e ndryshim të tij. Tani kemi dy udhëheqës të grupeve Burim Karameta për Ligjin për shëndetin mendor ndërsa deputetin Bekim Haxhiu për Ligjin anti-Covid.
“Pjesa më e madhe e profesionistëve shëndetësor meritojnë status më të mirë në shoqëri. Çështja është se si ne duhet të angazhohemi ta përfaqësojmë në mënyrë të dinjitetshme. Unë ju kam ofruar bashkëpunim qoftë për projektligje. E kam parë obligim se në rast nevoje ne të marrim pjesë në amendamentin e ligjeve. Ne e kemi një plan të punës që duhet të miratohet”.
Burim Karameta deputet i VV-së, tha se Ligji për shëndetin mendor duhet të shqyrtohet me urgjencë nga ky Komision.
“Me grumbullin e ligjeve në mandatin tonë për shëndetësi mendoj që duhet të formojmë edhe grupin punues. Ligji i shëndetit mendor do të ishte nevojë imediate të shqyrtohet nga ky Komision”.
Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, tha se monitorimi i zbatimit të këtyre dy ligjeve është problematik në aspektin kohor.
“Me i monitoruar dy ligje është problematike në aspektin kohor sepse fushëveprimi është i gjerë sepse duhet dalë në teren. Është e nevojshme me pas grup punues”.
“Sa i përket emërtimet të komisionit dhe mendoj që është mundësi e mirë që fushëveprimi i komisionit të jetë si mandatin e kaluar. Për të qenë më efikas emërtimi dhe fushëveprimi duhet të jetë për shëndetësi”.
Deputeti i LDK-së Armend Zemaj theksoi se mundet që i gjithë Komisioni të jetë pjesë aktive e monitorimit të ligjeve, raporton EO.
“Prezenca politike është e domosdoshme në procesin e monitorimit. Ne jemi komision mbikëqyrës dhe unë pajtohem me këto dy ligje. Krejt çka kisha dashtë është plani i punë të jetë dinamik. Janë fusha që deputet kanë interesim edhe për shëndetin mendor dhe Ligjin anti-Covid”.