Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar pas aksionit të EULEX-it në zyrat e OVL-UÇK-së.
Në deklaratë e AAK-së, thuhet se operacioni si ky i ditës së sotme është i padinjitetshëm.
Sipas tyre luftëtaret e lirisë asnjëherë se kanë penguar drejtësinë.
Deklarata e plotë:
Me shumë shqetësim po ndjekim zhvillimet në zyrat e OVL të UÇK-së. Konsiderojmë se operacione të tilla janë të panevojshme dhe padinjitetshme.
Republika e Kosovës, populli i saj e në veçanti luftëtarët e lirisë, asnjëherë nuk e kanë penguar drejtësinë. Përkundrazi, ne gjithmonë kemi qenë në anën e saj, pasi që vet ishim viktimë e agresorit serb.
Edhe pse, duke nisur prej liderit tonë Ramush Haradinaj, shumë luftëtarë padrejtësisht u akuzuan e u trajtuan në gjykata ndërkombëtare, ata asnjëherë nuk i kanë ikur ftesës së organeve të rendit dhe drejtësisë.
Andaj, apelojmë që të mos ndodhin më operacione të tilla sikur ky që ndodhi sot.