Ekonomia Online
FUNDIT

Deputetët e AAK-së: Aksioni i sotëm i panevojshëm, luftëtarët s’e kanë penguar drejtësinë

Deputetët e AAK-së: Aksioni i sotëm i panevojshëm, luftëtarët s’e kanë penguar drejtësinë

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar pas aksionit të EULEX-it në zyrat e OVL-UÇK-së. Në deklaratë e AAK-së, thuhet se operacioni si ky i ditës së sotme është i padinjitetshëm. Sipas tyre luftëtaret e lirisë asnjëherë se kanë penguar drejtësinë. Deklarata e plotë: Me shumë shqetësim po ndjekim zhvillimet në zyrat […]

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar pas aksionit të EULEX-it në zyrat e OVL-UÇK-së.

Në deklaratë e AAK-së, thuhet se operacioni si ky i ditës së sotme është i padinjitetshëm.

Sipas tyre luftëtaret e lirisë asnjëherë se kanë penguar drejtësinë.

Deklarata e plotë:

Me shumë shqetësim po ndjekim zhvillimet në zyrat e OVL të UÇK-së. Konsiderojmë se operacione të tilla janë të panevojshme dhe padinjitetshme.

Republika e Kosovës, populli i saj e në veçanti luftëtarët e lirisë, asnjëherë nuk e kanë penguar drejtësinë. Përkundrazi, ne gjithmonë kemi qenë në anën e saj, pasi që vet ishim viktimë e agresorit serb.

Edhe pse, duke nisur prej liderit tonë Ramush Haradinaj, shumë luftëtarë padrejtësisht u akuzuan e u trajtuan në gjykata ndërkombëtare, ata asnjëherë nuk i kanë ikur ftesës së organeve të rendit dhe drejtësisë.

Andaj, apelojmë që të mos ndodhin më operacione të tilla sikur ky që ndodhi sot.

Të ngjashme