Seanca e Kuvendit e thirrur sot nga pozita për themelimin e ekipit negociator për bisedime me Serbinë, ende nuk ka vazhduar pas pauzës së pare. Ndërsa fillimi i saj është shtyrë për në ora 16:30.
Në këtë seancë nuk kanë marrë pjesë deputetët e opozitës, të cilët për sot kishin thirrur seancë tjetër në orën 10.
Seancë kjo ku duhet të vendoseshin ‘vijat e kuqe’ për dialog me Serbinë, nxirrja e një rezolute që do të ndalonte bisedimet për kufijtë me Serbinë.
E derisa po pritet një konsensus ndërmjet partive të pozitës dhe atyre të opozitë, disa deputetë të LDK-së këto zhvillime po i ndjekin nga një restorante afër Kuvendit.
“Pavarësisht sabotimit të Kuvendit nga e ashtuquajtura mazhorancë qeverisëse, nuk heqim dorë nga seanca e thirrur nga LDK dhe të tjerët, në mbrojtjen e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës” shkruan deputeti I LDK-së Fidan Rekaliu.