Deputetët e LDK-së, Vjosa Osmani (Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme), Armend Zemaj (Nënkryetar i Komisionit për Integrim Evropian) dhe Anton Quni (Anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së) takuan sot deputetët e Parlamentit Gjerman që përbëjnë Komisionin e Mbrojtjes, në krye me deputetin WolfgangHellmich, kryetar i Komisionit.
Në takim u diskutua lidhur me sfidat e brendshme të Kosovës në tema të ndryshme nga fusha e mbrojtjes, sundimi i ligjit si dhe për çështje që lidhen me politikën e jashtme siç është dialogu me Serbinë. Deputetët e LDK-së shprehën pikëpamjet e tyre sa i përket raporteve fqinjësore me shtetet e tjera në rajon si dhe rreth çështjeve që lidhen me transformimin e FSK-së në ushtri dhe reformat e nevojshme si pjesë e agjendës evropiane të Kosovës.
Deputetët e BUNDESTAG-ut treguan për përshtypjet e tyre jashtëzakonisht të mira nga vizita në Kosovë si dhe ofruan mbështetjen e tyre për Kosovën në rrugën e saj drejt fuqizimit të shtetësisë.