Deputetët e opozitës lëshojnë mbledhjen e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore

Prishtinë | 29 Mar 2024 | 17:42 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka dështuar që të mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, në të cilin ishte paraparë që të diskutohet rreth kompensimit të ekspertëve, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit, Rashit Qalaj ka thënë se Kryesia e Kuvendit ka refuzuar kërkesën për vazhdim të mandatit.

“Unë e kam një njoftim, unë e kam bërë një shkresë në emër të opozitës, tek kryesia e kuvendit për zgjatjen e mandatit për aq kohë sa ne kemi humbur, gjersa është konsultuar ky kuvend dhe kryesia kuvendit ka vendosur të refuzoj kërkesën e mandatit”, ka thënë ai.

Kurse deputeti Driton Hyseni tha se kërkesa nuk kualifikohet si kërkesë që mund t’i procedohet seancës sepse nuk ka vendim të komisionit.

“Dashta ta sqarojë se kërkesa e tillë nuk mund të procedohet seances sepse nuk ka vendim të komisionit, për çka kemi insistuar vazhdimisht. Ne hasem në mosrespektimin nga ana juaj edhe kjo shkres qe ka shkuar në Kryesin e Kuvendit është shkres që nuk i përmbush kushtet për të bartur në seancë plenare për arsye se nuk ka paraqet vendimi të komisionit hetimor prandaj e kemi edhe një situatë të tillë një kërkes e tillë nuk është e kaluar sepse nuk ka vendimmarrje”, ka thënë ai.

Ndërsa Pal Lekaj u kërkoj falje publike medieve dhe qytetarëve që deri më tani nuk ka pasur asnjë rezultat nga ky komision dhe që sipas tij duhet të ndërrohet i gjithë sistemi në Kosovë.

“Kaluan gjashtë muaj dhe nuk mbetet tjetër pos të ju uroj juve si anëtar të komisionit, LVV ta uroj qeverinë e Kosovës dhe që komisioni për gjashtë muaj nuk arrit që para qytetarëve ta tregoj pretendimet për hajnin që është bërë, apo nuk është bërë për rezerva shtetërore. Besomëni po ju drejtohemi juve media marre pom vjen, marre për qytetaret, ju kemi lodh dhe në fund rezultati zero, kërkoj falje kërkoj ndjesë për angazhimin tuaj, me këtë ne po cenojmë demokracinë, dhe më beso që nuk ka mbet tjetër, ndoshta të ndrrohët krejt sistemi në Kosovë.

Deputetët e opozitës kanë lëshuar mbledhjen e komisionit. Më pas kryetari Rashit Qalaj e shpalli të mbyllur këtë mbledhje në mungesë kuorumi.

Të ngjashme