Deputetët e PAN-it mbërrin në Kuvend

Prishtinë | 24 Gus 2017 | 10:01 | Nga Albulena Avdiu

Pas mbledhjes të mbajtur në selinë qendrore të PDK-së, deputetët e kësaj partie i janë në drejtuar Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Rreth orës 10:00 deputetët e PAN-it, Adem Grabovci dhe Ganimete Musliu, kanë mbërri në hollin e Kuvendit të Kosovës, por edhe deputetët e tjerë të kësja partie kanë mbërritur në Kuvend.

Edhe Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj do të marrin pjesë në seancë.

PDK në orën 8:30 mbajti mbledhjen e kryesisë, por askush nga kjo parti nuk u deklaruar për kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Seanca e 24 gushtit është tentimi i gjashtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Tentimi i parë është bërë me 3 gusht.

Seanca qe ndërprerë për shkak të mungesës së PAN-it, për të vazhduar më pas me përpjekjen e dytë në po atë ditë.

Pas dështimit të dytë, kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci thirri deputetët që të mblidhen të nesërmen, me 4 gusht. Por, as në këtë ditë nuk pati kurrfarë rezultati.

Me 10 gusht u thirrën deputetët me shpresë se do t’i japin epilog kësaj pune. Mirëpo, edhe ky tentim rezultoi i paefektshëm. Hera e fundit kur janë mbledhur gjysma e përbërjes së legjislaturës së gjashtë ka qenë 14 gushti.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme