Pas mbërritjes në Kuvend, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës i kanë uruar fitoren Bedri Hamzës për zgjedhjen e tij si kryetar i komunës së Mitrovicës, raporton Ekonomia Online.
Ky i fundit në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën, arriti të fitojë pa balotazh.
Njëjtë kanë bërë edhe me Fadil Nurën, i cili fitoi zgjedhjet në Skenderaj, po ashtu pa balotazh.