Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kanë lejuar vazhdimin e seancës duke brohoritur “Jashtë”, thirrje këto të drejtuara ndaj zëvendëskryeministrit Driton Selmanajt.
Kryesuesja e Seancës, Arbërie Nagavci, ka kërkuar 15 minuta pauzë, deri më vazhdimin e seancës tjetër.
“Kërkoj 15 minuta pushim, në mënyrë që të dakordohen shefat e grupeve parlamentare për vazhdimin e seancës”, është shprehur Nagavci.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës i filloi punimet në ora 10:30 ndërsa ato u ndërprenë pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk lejuan që ajo të vazhdojë nën prezencën e zv kryeministrit Driton Selmanaj. Në rend të ditës ishin pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.