Deputetët e Vetëvendosjes kanë arritur në Kuvendin e Kosovës ku pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Deputetët e VV-së me vete kanë sjellë edhe peticionin me mbi 200 mijë nënshkrimeve të mbledhura nga qytetarët kundër marrëveshjes së demarkacionit.
Këtë peticion deputetët e VV-së e kanë vendosur nëpër tavolina të Kuvendit në ditën kur pritet të dalë në votim marrëveshja e demarkacionit.