Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të miratohet marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Por sipas burimeve të pakonfirmuara ka gjasa që votimi i demarkacionit me Malin e Zi mund të shtyhet për kohë të pacaktuar për shkak të mungesës së deputetëve të Listës Srpska.
Rendi i ditës së seancës së sotme:
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës;
Koha për pyetje parlamentare;
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;
Interpelanca e Kryeministrit, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës;
Interpelanca e kryeministrit Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës;
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi;
Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015;
Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.