Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, tha se nuk është e hijshme që ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, akuzon kryetarin e Prishtinës për mosndërtimin e sallës koncertale, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij për këtë çështje, Hoxha ka rënë në fakte.
Ai këto komente i bëri në raportimin e ministres Hoxha në Komisionin për Integrim lidhur me ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
“Nuk është e hijshme të akuzoni një kryetarë komune. Aq më tepër kur kishe rënë në fakte. Ju me 5 qershor keni dërguar letër ku kërkoni ridestinimin meqë thoni se lokacioni është në kontekst gjyqësor. Kurrfarë konteksti s’ka, protesta nuk është kontekst gjyqësor, mendoj se është keqinformim keni dalë publikisht e keni thënë se nuk ekziston fare ndërsa letra është nënshkruar. A jeni e sigurt që Zyra e BE-së merret me lokacionin, sepse mu s’po më duket, nuk është e vërtet se janë ridestinuar”.
“A jeni në dijeni brenda ministrisë para se me nënshkruar kontratë për historikun kjo organizatë është e dyshuar për punim në interesat ruse në ShBA, kjo kompani përmes kësaj kontrate ka deklaruar se do të punojnë për Kadri Veselin nëse kjo është e vërtet që keni përdorur fonde të Qeverisë kjo është nga departamenti i Drejtësisë në ShBA”, pyeti Ymeri.
Deputetët i drejtuan pyetje Ministres Hoxha.
Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovë, tha se në marrëveshjen me kompaninë amerikane ““Madison global Strategies LLC”, figuron edhe emri i kryeparlamentarit Kadri Veseli, duke e pyetur Hoxhën, se a e njeh personin me të cilin e ka nënshkruar këtë kontratë.
“Pse figuron emri i Kadri Veselit, a e njihni personin qe e keni nënshkruar kontratën”, pyeti Zemaj.
Hoxha u shpreh se nuk e njeh personalisht.
“Nuk e njoh personalisht”, tha Hoxha.
“A e dini me çka është marrë dhe merret”, pyeti Zemaj.
“Me fushveprimtarin e kompanisë”, tha Hoxha.
Zemaj tha se është konfuze çështja se si Hoxha ka marrë guximin me ia besu lobimin kompanisë “Madison global Strategies LLC”, deri sa ajo është e regjistruar në një emër tjetër.
“Kompania në fjalë është e regjistruar në emër tjetër dhe është në emër të zonjës tjetër Lauren Alan, në çka jeni bazu me ja besu një kompanie të tillë në lobim. Është konfuze si keni guxu me ia besu lobimin kësaj kompanie”, tha Zemaj.
Deputeti Milaim Zeka tha se Hoxha do duhej të jepte dorëheqje duke u shprehur se ajo ka nënshkruar marrëveshje me një kompani pa qenë në dijeni se çfarë funksioni ka.
“Informacioni lidhur me letrat është informacion shqetësues kur një ministre thotë se nuk ka pasë letër e tash del që ka kjo po ndodh te ju ministrat sepse ligji i miratuar mbi qasjen shkelet nga çdo zyrtarë. Lobimi është skandaloz, dëshpërues dhe zhgënjyes, me bë kontratë kaq të madhe dhe jo me kompani evropiane. Gjermania dhe Franca kanë qëndrim krejt ndryshe nga ajo e ShBA me relacion me liberalizmin. Të isha në vend të juajin kisha dhënë dorëheqje”, tha Zeka.
Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se vullneti për ndërtimin e sallës koncertale ka munguar ndër vite.
“Bartja e mjeteve te kryetari i Kuvendit ku është pjesa që në kontratë nuk e kemi kjo është absolutisht e papranueshme. Ka vjet që mungon vullneti për sallën, ka qenë hapësirë e mirë te Fakulteti Teknik. Na këputen këto autostrada me para, kish me qenë mirë me bë diçka në infrastrukturën kulturore”, tha Beqiri.
Ndërsa deputetja nga AAK-ja, Donika Kadaj-Bujupi, tha se nuk duhet t’i pëlqejmë dikujt si shtet dhe ta heqim taksën për ta financuar Serbinë, ata të cilët po lobojnë kundër Kosovës.
“Ju thatë se qëndrimi i BE-së për taksën është i rreptë, cila është përgjigja juaj në këto takime. Mos të mundohemi me i pëlqy dikujt nëse dikush mendon me hekë taksen me financu Serbinë me lobu kundër neve është e papranueshme”, tha ajo, raporton EO.
Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, pati një kërkesë.
“Cili është qëllimi i saktë i kësaj kontrate se sa herë që po doni me vjedh e maipulu po e nxjerrin kartën e Serbisë. I bëjë thirrje prokurorisë të merret me këtë rast. Nëse e kërkojmë emrin nuk del asgjë”.
Ministrija Hoxha u përgjigj.
“Për shkak te transparencës ne kemi bërë kontratën publike. Sa i përket akuzave unë mundem me dhënë përgjigje vetëm për dokumentin që kam nënshkruar, kjo kontratë vetëm në mes të ministrisë dhe palës kontraktues. Asnjë cent nuk është shpenzuar nga taksa paguesit. Çdo tremujor do të paraqitet raporti dhe nëse s’jemi të kënaqur atëherë ne rezervojmë të drejtën jo vetëm mos ta kryejmë pagesën, por edhe ta ndërpremë kontratën.Unë i besoj vetëm kontratës e cila është e publikuar ndërsa sa i përket shërbimeve që u përmendën ne kemi nevojë për lobim dhe këshillim. Edhe ne jemi duke e shikuar pse ka dal emri i Kadri Veselit, edhe për neve është e çuditshme. Me GIZ-in nuk është ndërprerë asgjë, GIZ-i na ka ofru kornizë, ka pasë veprime për fushatën kemi pasur videon. GIZ-i ka zbatuar kontratën nuk ka pasur ndalje të kontratës”, u përgjigj ministrja Hoxha, raporton EO.