Deputetët kërkojnë dëshmi se prokurorët e gjyqtarët serbë u betuan para Thaçit

Prishtinë | 25 Tet 2017 | 10:36 | Nga Albulena Avdiu

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka tha se kanë zbuluar një aneks-dokument ku shihet qartë që gjyqtarët  e prokurorët serb që u dekretuan dje nga presidenti janë të zgjedhurit e Aleksandër Vuçiq.

Ai ka kërkuar dëshmi se këta të fundit janë betuar dje para presidentit Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online.

“Ne kemi zbuluar një aneks që qeveria nuk e ka publikuar dhe ky aneks që e kemi thuhet aktgjykimet e lëshuar nga gjykatat në që kanë të bëjnë me aktvendimet që kanë lëshuar deri në vitin 2013 konsiderohen të vlefshme. Pra këtu thuhet se konsiderohen si të vlefshme aktgjykimet e Serbisë. Kjo është mbajtur e fshehtë se emrat e gjyqtarëve i ka caktuar Vuçiqi. Kjo i demaskon mashtrimet e qeverisë dhe shihet qartë që këta nuk janë emëruar me konkurse, por janë emëruar nga Vuçiqi bashkë me qeverinë tone në negociata”.

Gjithashtu ai ka kërkuar video-incizim ku shihet betimi i gjyqtarëve serb.

Edhe deputeti Korab Sejdiu, tha se nga betimi i gjymëtarëve dhe prokurorëve dje kemi marrë vetëm disa fotografi

“Çështja e gjyqtarëve nga katër komunat në veri të dimë se a ka pasur betim apo jo ne morëm vetëm foto dhe në asnjë foto nuk shohim deputet duke u betuar. Unë kërkoj një vizeo-incizim ku shihet qartë që gjyqtarët janë betuar që do të punojnë me ligjet e Kosovës”, tha ai.

 

Të ngjashme