Anëtarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Valdete Idrizi pas mbledhjes së këtij komisioni ka thënë se anëtarët e këtij komisioni kanë kërkuar përgjegjësi pas vdekjes së 26 vjeçarit nga Gjilani në karantinën në Qendrën e Studentëve, raporton Ekonomia Online.
Ajo ka thënë se anëtarët e këtij komisioni janë të shqetësuar nga neglizhenca e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Natyrisht secili prej neve anëtarëve të këtij komisioni përveç që i shprehëm shqetësimet rreth neglizhencës që ka pas MSh-ja, po kërkojmë llogari. Në anën tjetër përgjegjësisë nuk mundet askush me i ik. PDK-ja ka shprehur kërksën për Komisionin e posaçëm edhe ne si komisioni e kemi shpreh gatishmërinë që ta përkrahim”.
“Njëra prej diskutimeve është që si komision të vizitojmë Qendrën e Studentëve edhe Aeroportin prej ku vinë të riatdhesuarit. Këto ishin disa prej temave që ne i diskutuam në kmision”, tha ajo
Idrizi tha se njëra prej piakve të tjera që u shtua ishte edhe rreth vendimit të Qeverisë për ndarjen e 10 milionë eurove për qytetarët e veriut të Kosovës.
“Është që ajo pritet të diksutohet tani dhe ajo çka është shqetësues është trajtimi jo i barabartë i njerëzve për tu futur në karantinë apo jo dhe ne nuk duam të ndikojmë në organet e drejtësisë dhe gjithë ata njerëz që kanë ardhur kanë emra dhe mbiemra edhe numri i atyre që kanë dal jashtë vetëm pse kanë pasur lidhje apo të njohur dikë, po ashtu neglizhencë tjetër ka qenë që duke e pasur parasysh gjendjen është vendosur në katet e larta dhe po shpresojmë që shumë shpejt”, ka thënë ajo.
Ajo tha se asnjë anëtarë i komisionit nuk e ka kontestuar interesimin dhe janë deklaruar që do të bashkëpunojmë me çfarëdo nisme që do të hetojnë.