Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, para komisionit për Zhvillim Ekonomikë, Industri, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ka shpjeguar për penalizimet nga mospërmbushja e detyrimeve të Qeverisë ndaj kontraktorit “Bechtel&Enka” për autostradën “Arbën Xhaferi”.
Lekaj tha se asnjëherë nuk ka thënë se shumë që duhet të paguhet është 63 milionë eurosh, për çështjen e vonesës së pagesës së punimeve në autostradën për Shkup.
Lekaj, ka paralajmëruar rrezikun për edhe një padi të re në Arbitrazh. Ai tha se kjo shumë është ajo që është e pretenduar nga kontraktori që duhet të paguhet, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij kontrata për përfundimin e kontratës ka qenë 20 janar 2018 mirëpo është kërkuar nga ish ministri, Lutfi Zharku, që ky afat të zgjatet deri më 31 dhjetor 2018, por Qeveria e kishte kthyer mbrapa një kërkesë të tillë duke thënë se duhet të vendos komiteti ndërministror, ndërsa nga ajo kohë nuk është marrë asnjë veprim.
“Asnjëherë nuk e kam thënë se kjo shumë duhet të paguhet por kam thënë se pretendohet se dihet të paguhet kjo shumë. Marrëveshja për zgjatjen e afatit nuk është vendosur asnjëherë por është biseduar për këtë shumë. Është fakt i pamohueshëm se qeveria e ka nuk i ka bërë pagesat e nevojshme ndaj kotraktorit sipas planit të pagesave”, tha Lekaj.
“Kontrata për përfundim të projektit është paraparë të përfundoj më 20 janar 2018 për shkak të vonesave kjo e fundit ka kërkuar zgjatjen e afatit deri më 31.12.2018 shpenzimet për këtë zgjatje nuk janë dakorduar. Kontraktori ka kërkuar 63 milionë euro nga shumë e ka kontraktuar 14 milionë euro. Për shkak te mos vendimit pretendimet e kontraktonit janë që qeveria të paguaj 64 milionë euro”, tha ai.
Anëtarja e komisionit Mimoza Kusari -Lila kërkoi nga ministri publikimin e kontratës me “Bechtel&Enkan”.
“Kontrata duhet të publikohet. Nuk është çështja vetëm e asaj që po ballafaqohemi veç me 63 milionëshin. Nga ajo që na keni tregu del se keni borxh 171 milionë euro në raportin e juaj nuk ka asnjë raport për vitin 2017. Në buxhetin për vitin 2018 keni 116 milion e 900 mijë euro. Ne ende me pasqyrat financiare të vitit 2018 pa llogarit”, tha ajo.
Ndërsa ish ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se do të ishte mirë që në ministri të punohet në interes të Kosovës e jo të “Bechtel&Enkas”.
Bajrami tha gjithashtu se në kontratë është e specifikuar që për një muaj vonesë kontraktuesit duhet ti paguhet 1 milionë euro.
Publikimin e kontratës e kërkoi edhe deputeti i VV-së, Dardan Sejdiu. Ai gjithashtu kërkoi nga Lekaj që të shpjegoj çështjen se do te kryhen obligimet ku në buxhetin për 2018 nuk është e planifikuar shuma për këtë gjë.
“Ju lus që ti publikoni të dy kontratat. Çfarë do të ndodh nëse kryhen punët nga kontraktuesi sipas afatit deri në fund të 2018 e të mos kryhen obligimet”, tha ai.