Deputetët mblidhen në Kuvend për vazhdimin e seancës, pas përleshjes

Prishtinë | 13 Kor 2023 | 15:08 | Nga Gzim Mujaj

Deputet janë mbledhur përsëri në sallën e Kuvendit ku pritet që të fillojw seanca pas një pauze tri orëshe, raporton Ekonomia Online.

Në seancë janë të pranishëm edhe një pjesë e ministrave të Qeverisë Kurti.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca njoftoi për ndërprerjen e seancës pasi debati parlamentar eskaloi në përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe atyre të pushtetit si dhe ministrave.

E gjithë përleshja nisi gjatë kohës sa ishte duke folur kryeministri Albin Kurti, kur atij iu afrua për ta lagur me ujë deputeti Mërgim Lushtaku.

Ministri Hekuran Murati reagoi duke u përpjekur që ta mbronte Kurtin me një fashikull, e Lushtaku iu kthye për ta lagur edhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi i cili pastaj e gjuajti në fytyrë me shishe të ujit.

Të ngjashme