Deputetët mblidhen sot në Kuvend për seancë plenare, 9 pika në rendin e ditës

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 07:31 | Nga Ekonomia Online

Në orë 10:00 deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për ta mbajtur seancën e radhës plenare.

Në mbledhjen e djeshme, Kryesia e Kuvendit ka vendosur edhe për pikat e rendit të ditës që janë gjithsej 9.

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës
  2. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme
  3. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 02/03 datë 05.06.2020, për ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit, si dhe kufizimit të bilancit bankar të përdorshëm
  4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar
  5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan
  6. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundslunërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim
  7. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës ttë Programin e Bashkimit “Dogana 2020”
  8. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”
  9. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Të ngjashme