Në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës ku do të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së VIII-të, tashmë kanë mbërritur të gjithë deputetët, raporton Ekonomia Online.
Në sallë janë deputetët e VV-së dhe Listës Osmani, LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe Lista Serbe, si dhe komunitetet joserbe.
Edhe deputeti më i vjetër Avni Dehari ka zënën ulësen e kryetarit të Kuvendit ku pritet ai të udhëheq seancën konstituive.
Kryetar i Kuvendit pritet të zgjedhet Glauk Konjufca.