Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë mbajtur një minutë heshtje në shenjë të respektit ndaj ish-presidentit amerikan George HW Bush, i cili ndërroi jetë ditë më parë.
Kujtojmë se George H W Bush, ka vdekur më 30 nëntor në moshën 94 vjeçare, pas një beteje me një lloj të sëmundjes së Parkinsonit.
Pas ceremonisë së funeralit në Uashington, trupi i Bushit do të kthehet në Hjuston, ku edhe do të varroset afër gruas dhe vajzës së tij.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur të mërkurën ditë zie shtetërore, në nderim të presidentit amerikan. Vendimi është thënë të jetë marrë në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për kontributin e Bushit, dhënë për lirinë e Kosovës.
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, po vazhdon ku në rend dite disa pika të rendit të ditë, në mesin e tyre është kërkuar edhe votimi për një rezolutë nga opozita që flet për dështimet për liberalizimin e vizave.