Nga 86 deputetë të Kuvendit të Kosovës sa ishin prezent në sallë, vetëm 38 prej tyre morën pjesë në votimin për propozimin që mëditja e tyre t’i shkoj familjes së nënkolonelit Nehat Thaçi.
Mirëpo, vetëm 36 prej tyre ishin pro këtij propozimi.
Në këtë propozim votimi kishte edhe një votë kundër dhe një abstenim dhe me këtë deputetët e Kuvendit të Kosovës, votuan që mëditja e kuvendarëve të mos i shkoj familjes së Nehat Thaçit.