Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rashit Qalaj ka raportuar në komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me menaxhimin e situatës së sigurisë në Kosovë gjatë pandemisë globale COVID-19.
Qalaj ka thënë se pengesë kryesore për policët ka qenë ligji adekuat për trajtimin e pandemisë.
Ai ka bërë me dije se Policia deri me 1 qershor do të punojë me orarin 12 orësh. Qalaj ka thënë se në rast se nuk do të ketë rritje të rasteve atëherë policia do t’i kthehet normalitetit me orarin prej 8 orësh.
“Është hera e parë që Policia e Kosovës, angazhohet në një operacion të gjatë dhe normalisht që ka gjëra që duhet t’i mësojmë për ditë e të përmirësohemi. Sfidë kryesore që edhe sot për ne është e ligjit adekuat për trajtimin e pandemisë që Kosova nuk e ka dhe sfidë për neve ka qenë se si t’i trajtojmë qytetarët, mirëpo është dashur të kemi një ligj që sanksionon rastet e kundërvajtjes. Prej këtyre rasteve shumica janë trajtuar me procedurë të rregullt. Që nga data 25 mars ne punojmë me orarin 12 orësh dhe ky orar na mundëson që të kemi më shumë njerëz në tere, ku punojnë në tri ndërrime. Arsyeja pse qëndrojmë është se përkundër masave unë them që numri i aktiviteteve nuk ka ra dhe duhet të dalim më shumë në kontrolle në mënyrë që të mos kemi ndonjë shpërthim. Ne kemi vendosur që orarin 12 orësh ta kemi deri me 1 qershor dhe në qoftë se nuk ka trend rritës do të kthehemi në normalitet”, tha ai.
Ai ka thënë se gjatë kohës së pandemisë janë rritur dukshëm rastet e dhunës në familje. Qalaj ka thënë se me rastin e daljeve të qytetarëve ka filluar edhe rritja e aksidenteve të trafikut.
“Ne kemi pasur një zvogëlim të rasteve sepse qytetarët kanë qëndruar brenda, mirëpo kemi pasur trend rritës në dhunën në familje. Faktori që ka shkaktuar dhunë në familje ka qenë edhe përdorimi i lëndëve narkotike nga fëmijët si dhe qëndrimi në shtëpi. Kemi pasur një numër të vogël të aksidenteve të trafikut mirëpo me daljen e qytetarëve ka filluar rritja”, ka theksuar Qalaj.
Mes tjerash Qalaj ka pohuar se tubimi i datës 12 maj nuk ka qenë i lajmëruar në Policinë e Kosovës.
Ai tha se sipas prokurorisë nuk është vepër penale dhe për këtë arsye nuk është hapur si rast, tha Qalaj.
Ai ka folur edhe për rastin e ditës se djeshme të suspendimit të një polici për fyerje ndaj rajonit të Drenicës.
Ai ka thënë se deri në 60 orë shtesë do të paguhet secili polic, por ai ka thënë se vendimi mbështetës i qeverisë prej 300 euro ka ndihmuar shumë.
Qalaj ka shtuar se nuk ka me pasur asnjë ndikim politik në punën e policisë.
“Sa i përket bashkëpunimit me u.d të ministrit të MPB-së ne takohemi në baza ditore dhe të rregullta. Ne kemi pasur shumë qytetar qe kanë ardhur nga vendet të ndryshme me përjashtim të Francës.
Roli i Policisë ka qenë i kufizuar dhe veprimi i parë ka qenë çështja e ekipeve mjekësore se ku do të shkojnë ata persona. Me datën 12 maj është mbajt një aktivitet dhe protestë nuk mund të quaj dhe nuk ka qenë i lajmëruar në polici dhe unë e kam marr vesh në fund të takimit dhe 72 orë përpara duhet të lajmërohet. Ka qenë vendim i Prokurorisë që këtu nuk ka vepër penale dhe kjo është arsyeja pse nuk kemi hapur rast”, shtoi drejtori.
Ai po ashtu ka raportuar edhe për kamionët me posterin e presidentit rus Vladimir Putin në Pejë.
“…disa posterë që kanë hyrë në Kosovë dhe këtë mauna janë ndaluar në Pejë dhe kemi filluar procedurat se përse nuk janë vërejtur me kohë dhe do të jemi serioz në trajtim e këtyre rasteve. Rasti i djeshëm ku është suspenduar menjëherë sepse ky i adresohet një komuniteti të një regjion dhe kërkon një trajtim më ndryshe. A do të jetë më polic nuk e di. Deri në 60 orë shtesë do të paguajmë secilin polic po ashtu na ka ndihmuar shumë edhe vendimi i qeverisë për 300 euro shtesë për policët”, shtoi Qalaj.
Drejtori i policisë ka folur edhe për rastin e Behgjet Pacollit. Ai tha se kanë kërkuar që të marrin një deklaratë nga Pacolli. Ai tha se në momentin kur do të jetë mundësia do të intervistohet Pacolli për ta ditur se nga kush është kërcënuar. Më tutje ai tha se situata në veri është mjaft mirë
“Kemi qenë dhe jemi përgjegjës për ofrimin e sigurisë në QS po ashtu kemi pasur edhe polic brenda dhe kemi hapur shumë raste që kanë ndodhur brenda në konvikte dhe të posedimit të narkotikëve dhe që i kemi trajtuar në aspektin penal. Jemi në dijeni me deklaratën e Pacollit, dhe kemi tentuar të bimë në kontakt për ta intervistuar për deklaratën e dhënë me shkrim në mënyrë që ta dimë se nga kush është i kërcënuar dhe në momentin kur të kemi mundësi ta takojmë do të intervistohet dhe duhet të sqarohet. Nuk kemi informatë për deklaratën e Presidentit dhe nuk kemi tentuar të komunikojmë për këtë punë”, tha ai.
Qalaj ka folur edhe për heqjen e rrethojave të Qeverisë.
“Sa i përket heqjes së rrethojave është bërë një analizë duke pasur parasysh edhe kërcënimet dhe është dhënë një mendim që sa i përket vendimit rrethinat nuk duhet të hiqen mirëpo, ka ardhur një vendim nga ministri i MPB-së. Ai duke folur për gjendjen në veri, tha se ka funkionuar shumë mirë zinxhiri komandues.
Kryetarja e komisionit për Siguri dhe Mbrojtje Fatmire Kollcaku ka përgëzuar punën e Policisë se Kosovës, ajo ka thënë se gjatë pandemisë rëndohet edhe gjendja psikologjike e qytetarëve.
“Unë ju përgëzoj për punën që e keni bërë deri tani. Po ashtu Kosova nuk e ka paraparë që do të ballafaqoheni. Është vështirë t’i qasesh në një anën Kushtetutës dhe në një anë ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse”, tha ajo.
Kurse sa i përket dhunë në familje, ajo ka thënë se kur njerëzit qëndrojnë të mbyllur rëndohet edhe gjendja e tyre psikologjike.
“Raste e dhunës në familje ishte interes i imi sepse, në rrethanat kur njerëzit qëndrojnë të mbyllur rëndohet edhe gjendja e tyre psikologjike”, shtoi ajo.
Edhe Ganimete Musliu nga PDK-ja e ka përgëzuar Policinë për punë duke thënë se besueshmëria në këtë institucion është rritur.
“Përgëzoj për punën e Policiës që ka qenë efikase në secilin nivel dhe kjo është vërejtur dhe është rrit besueshmëria të qytetarët. Po ashtu, rasti te Telekomi, nuk i takon Policisë së Kosovës të bie në atë niveli dhe është dukur sikur policia po i shërben një personi, sepse është raportuar nga brenda se nuk ka pasur asgjë”, tha ajo.
Ndërsa për rastin e policit i cili fyejti rajonin e Drenicës, Musliu tha se duhet të shkarkohet.
“Policët me një mendim të tillë nuk duhet të pezullohen por duhet të shkarkohen menjëherë”, tha ajo.
Musliu gjithashtu u interesua të dijë në lidhje me provën për protestën që ka qenë në Prishtinë se a është marr leje në Polici.
“Kemi pasur edhe mauna të tilla të figurës së Putinit dhe si është lejuar ajo .Po ashtu dua të di edhe për protestën në Prishtinë se a kanë marr leje nga policia”, pyeti ajo.
Kurse, Rexhep Selimi nga VV-ja ka thënë se ligji për trajtimin e pandemisë është nisur nga kryetarja e Kuvendit, mirëpo sipas tij ky ligj nuk po mund të procedohet për arsye politike.
Ai e ka përgëzuar Qalajan për masat që ka marrë ndaj policit që fyejti drenicaktë.
“Duhet të shprehë shqetësimin tim për rastin e një zyrtari të policisë që fyen dhe ju përgëzoj për masat që i keni marr si dhe masat e menjëhershme sepse kjo është përgjigje ndaj kujtdo. Ka nisma nga kryetarja e kuvendit për një lidh të tillë dhe për arsye politike nuk po procedohet”
Pikë tjetër e rendit të ditës ishte edhe për një vizitë të Forcat e Sigurisë së Kosovës, që pritet të vendoset gjatë javëve në vazhdim.