Deputetët të shqetësuar me funksionimin e Stacionit të Autobusëve – mungon transparenca, po ndikon politika

Prishtinë | 01 Dhj 2020 | 12:26 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me pakënaqësi të shumta u shoqërua, shqyrtimi i Raportit Financiar për vitin 2019, për Kompaninë  Stacioni i Autobusëve Prishtinë, në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, raporton Ekonomia Online.

Gjatë raportimit në komision, Kryeshef i  Kompanisë së stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Luan Hoti, ka treguar se pandemia i ka shkaktuar probleme me të hyrat dhe një pjesë të pagave i kanë paguar me kursime.

“Sa i përket gjetjeve, disa prej tyre nuk janë adresuar janë 19 gjetje nga 2017/19 dhe disa rekomandime janë të zbatuara99% të rekomandimeve i kemi plotësuar deri tani, dhe në afarizmin tonë ka ndikuar edhe situata me Covid-19 ku për dy muaj nuk kemi pasur të hyra dhe një pjesë të pagave e kemi bërë me te kursime”.

Deputetja nga radhët e LDK-së Vlora Hajruni ka kërkuar të dijë nga përfaqësuesit e kompanisë se sa persona janë të punësuar me kontratë mbi vepër.

“Do të duhet të vendosni rregull në dorëzimin e mjeteve brenda xhirollogarisë dhe jo të vonohen. Sa punëtorë i keni marr me kontratë mbi vepër dhe sa ka deficit ndërmarrja. Aprovimi i pagës pa autorizimin e personave adekuate dhe e pash që në raport në pjesën e dytë të 2019 është evidentuar ky problem”.

Ndërsa, Kryesuesi i komisionit, Bedri Hamza ka thënë se shqetësuese mbetet mos respektimi i rregullores si dhe mungesa e transparencës.

“Ne si komision nuk kemi pranuar ndonjë plan veprimi që e sqaron adresimin e rekomandimeve. Ne kuptojmë që ju jeni vendos në këtë pozitë në fund të vitit 2018, raportim i auditimit është për vitin 2019 dhe ju raportuat për të hyrat dhe të dalat e ndërmarrjes, shqetësimi ka të bëjë me procedura me respektimin e rregullores te transparenca”.

Faton Raci, kryesues i Bordit, ka thënë se shpenzimet më të mëdha për vitin 2018 kanë ardhur nga pagat.

“Të hyrat nga parkingu gjatë vitit 2018 kanë qenë mbi 115 mijë euro, ndërsa në vitin 2019 kanë qenë 129 mijë. Të hyrat në vitin 2019 kanë qenë më të ulëta sepse ne e kemi heq hyrjen me pagesë për qytetarët që udhëtojnë. Vetëm tripodi ka sjellë të hyra ku janë investuar 280 mijë. Shpenzimet më të mëdha për vitin 2018 kanë qenë për pagat, ku ne e kemi marr detyrën kemi parë që 40 punëtorë aty kanë qenë të tepërt”.

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, është shprehur e bindur se kompania është e ndikuar nga politika.

“Ne s’mund t’i ikim realitetit që jeni kompani publike dhe jeni të ndikuar nga politika dhe ma duhet mi marr gjërat shtruar dhe me pa realitetin. Ju kur e merrni përgjegjësinë pa marr parasysh ndikimet politik. Mu më pëlqen që ju pajtoheni, dhe e dikë që aty s’ka ec asgjë mirë”.

Por deputeti i PDK-së Sejdi Hoxha është shprehur optimist se me mbikëqyrje të Auditorit brenda dy tre viteve, ndërmarrjet publike do të kenë progres, raporton EO.

Ndërsa sa i përket rritjes së pagës për veten nga ish-kryeshefi Ylber Citaku, deputeti Hoxha ka thënë se ajo nuk përbën shkelje ligjore nëse ajo ka qenë e në rregulloren e hartuar nga bordi.

“Jam optimist se të gjitha ndërmarrjet publike brenda dy tri viteve kanë me pasur progres. Ndërmarrja e Stacionit të Autobusëve është bukur e vogël, ajo çka më bëri përshtypje për këtë personin që thatë ja ka rritur pagën vetes, a e ka marr kompensim të shujtës dhe se nëse bordi e ka garantuar me rregullore pra këtu nuk ka asnjë shkelje ligjore”.

Të ngjashme