Deputeti i AAK-së: LDK-ja do t’i bashkohet PAN-it

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 10:32 | Nga

Deputeti i AAK-së Rasim Selmanaj është shprehur i vendosur se koalicioni PAN i ka votat e mjaftueshme për ta bërë Qeverinë, ndonëse nuk ka bërë të ditur se sa vota i ka gjithsej.
Ai me këtë rast ka thënë se ekziston mundësia që Qeveria të votohet në seancën e 3 gushtit ose një ditë pas saj

“Ekziston mundësia, por të shohim si do të zhvillohet situata më 3 gusht. Nëse jo më 3 gusht, atëherë një ditë më vonë gjithsesi”, ka deklaruar ai.

Selmanaj më tutje ka folur edhe për një qeveri të gjerë, me ç’rast ka thënë se PAN-it ende beson se do t’i bashkohet LDK-ja, transmeton zeri.info.

“Por ne ende po besojmë që të na bashkohet edhe LDK-ja. Ne jemi të hapur dhe mendoj se bashkimi i LDK-së, i LAA-së në një qeveri me Haradinajn do të ishte bukur i natyrshëm”, ka shtuar ai.

Por analisti politik Dimal Basha ka vlerësuar se kandidati për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj, nuk e ka përkrahjen e mjaftueshme për ta bërë Qeverinë.

“Nuk besoj se z. Haradinaj e ka përkrahjen e deputetëve të mjaftueshëm për ta marrë aprovimin në Kuvend, për shkak të qëndrimeve kundërshtuese nga i gjithë spektri politik”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme