Edhe deputeti Ferat Shala është ftuar nga Gjykata Speciale në vazhdën e thirrjeve të shumëta që u janë bërë ish ushtarëve të UÇK-së, këtë e ka bërë të ditur vet Shala në një postim në Facebook.
Shala është deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish ushtarë i UÇK-së.
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Dua të ju informoj që kam pranuar ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës do i përgjigjem më datë 05.02.2020.
Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndi më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së! Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime!
Me këtë rast, dua të falenderoj trungun tim familjarë që më edukoi në rrugën e drejtë karshi popullit dhe atdheut tim. Shpreh falenderim dhe mirënjohje për të gjithë bashkëluftëtarët, dëshmorët dhe heronjtë për sakrificën sublime që ata bënë.
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”