Deputeti gjerman, Josip Juratoviq, ka thënë se BE-ja duhet të reagojë në heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe duhet t’i heq vizat për qytetarët e Kosovës.
Deputeti i Partisë Social Demokratike (SDP), në Bundestagun gjerman, Josip Juratoviq, ka thënë Bashkimi Evropian duhet të reagoj që të hiqet taksa prej 100 për qind që Kosova i ka vendosur mallrave të Serbisë.
Deputeti gjerman po ashtu ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të lejoj liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Përshtatja e vendimeve kërkon kohë. Në të gjitha rastet, Evropa do të reagojë. Evropa e veçanërisht Gjermania, është e interesuar të bashkohet me Ballkanin Perëndimor dhe sa më shpejt që të jetë pjesë e Evropës. Evropa do të bëjë gjithçka në çdo rast, por nevojitet kohë sepse është e nevojshme sepse vendimet nuk mund të bëhen brenda natës, veçanërisht ato që janë ngarkesa politike në këtë rast”, ka thënë për “Tanjug”, Juratoviq.
Juratoviq, ka thënë se CEFTA është shumë e rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë dhe tregjeve të Ballkanit Perëndimor dhe, siç theksoi ai, vendosja e taksës nga ana e Kosovës për mallrat e Serbisë e vështirëson këtë zhvillim.
“Ky është qëndrimi i Gjermanisë, por jo vetëm i saj, por edhe i gjithë Evropës. Askush nuk mund të thotë se është mirë nëse disa detyrime doganore futen diku nga 10, dhe pastaj nga aq sa 100 për qind”, tha ai, duke shtuar se nga ky vendim nuk është penalizuar vetëm nga Serbia, por edhe populli i Kosovës, i cili siç theksoi, nuk është e mbingarkuar gjithsesi.
Juratoviq tha se shpreson që problemi i taksës për mallrat e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës, të zgjidhet sa më shpejt dhe në mënyrë të kulturuar.
Në këtë intervistë për “Tanjug”, Juratoviq ka përsëritur qëndrimin e Gjermanisë, duke thënë se shteti i tij është i interesuar që të ketë stabilitet në rajon dhe të këtë zgjidhje të marrëdhënieve ndëretnike. Sipas tij, askush në Evropë nuk është i interesuar që të hap konflikte të reja.
Deputeti gjerman ka folur edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe për dialogun, dialog ky që sipas tij, nuk ka alternativë.
“ Kosova është e dëmtuar për shkak se vetë qytetarët e saj nuk mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian pa viza. Mendoj se kjo çështje duhet të ketë një zgjidhje pozitive. Kosova duhet të jetë e barabartë me vendet e tjera të Evropës dhe rajonit dhe kjo gjë do të mundësohet edhe përmes dialogut”, deklaroi Juratoviq, duke shtuar se Kosova dhe Serbia, para vendosjes së taksës 100 për qind, konflikt kanë pasur edhe për INTERPOL-in.
“Mendoj se Serbia ka bërë një gabim taktik dhe se duhet ta ketë përkrahur pranimin e Kosovës në INTERPOL, sepse të gjithë jemi duke luftuar krimin dhe korrupsionin dhe kjo është e mundur vetëm me bashkëpunimin ndërkombëtar”, ka thënë Juratoviq për “Tanjug”.
Ai thotë se të gjitha problemet në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhen përmes marrëveshjes në Bruksel.
“Kjo mund të jetë problematike për të dy presidentët për të zgjidhur problemin. Kuvendet janë ato të cilët kanë përfaqësuesit e tyre dhe qytetarët kanë nevojë që të zbatohen marrëveshjet”, theksoi Juratoviq.
Në këtë intervistë ai foli edhe për idenë e korrigjimit të kufirit në mes të Kosovës e Serbisë. Sipas Juratoviq, kur i gjithë rajoni të jetë pjesë Bashkimit Evropian, është pak e rëndësishme se si do të bëhet korrigjimi i kufijve.
“Gjithkush që mendon se kufijtë po mbrojnë një vend, harrojeni se këto janë kufijtë e kufirit si një mur kinez që pengon bashkëjetesën dhe bashkëpunimin normal”, tha Juratoviq.
I pyetur nëse Gjermania do të bënte diçka për ta detyruar Kosovën që të shfuqizonte masat doganore, ai thotë se Berlinit i është dhënë shumë rëndësi, sepse është vendi më i fortë ekonomik, por jo vetëm Gjermania, por e gjithë BE-ja, institucionet evropiane, duhet të reagojnë që ta shfuqizojnë këtë vendim.
“Gjermania është e gatshme të ndihmojë rajonin, por vendimmarrësit duhet të bëjnë 90 për qind të punës. Edhe Berlini do të jetë i lumtur të ndihmojë me pjesën e mbetur prej 10 për qind”, theksoi Juratoviq.