Deputeti i AAK-së: Qytetarët po marrin kredi për tu mjekuar nga Coronavirusi

Prishtinë | 31 Gus 2020 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Gazmend Syla ka reaguar lidhur me çmimet e larta për trajtimin e qytetarëve të prekur me Covid-19.

Syla përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se qytetarët shpenzojnë deri në 600 euro për medikamente.

“Qytetarët e Kosovës që kanë komplikime prej gripit kinez (Covid-19), e që kanë nevojë për trajtim disa herë në ditë në institucionet mjekësore, harxhojnë deri në 600 euro (me raste edhe më shumë) për medikamente”, ka shkruar Syla.

Sipas tij, qytetarët po marrin uha apo edhe kredi për tu mjekuar.

“Disa prej tyre e kanë ndonjë të afërm në diasporë, disa të tjerë kanë paga që iu mundësojnë të marrin hua apo kredi”, është shprehur ai.

Syla ka kritikuar ashpër përgjegjësit e shëndetësisë në Kosovë të cilët nuk po e kryejn detyrën e tyre në raport me qytetarët.

“Përgjegjësit për shëndetësinë në vend, vetëm dalin e krrokasin e reklamohen para kamerave dhe asnjë gjë tjetër, avaz ky që zgjat prej ditës së parë të pandemisë. Zotin e paqim në ndihmë!”, ka përfunduar Syla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme