Deputeti i AAK-se kërkon shkarkimin e Ministrit Rakiq

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 21:22 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka kërkuar shkarkimin e ministrit Goran Rakiq.

Rakiq njëherësh lider i Listës Serbe aksionin e Policisë së Kosovës në kundër kontrabandës së mallrave, e ka quajtur Natë e Kristalit (Kristallnacht – pogromi i gjermanëve nazistë kundër hebrenjve).

Lekaj ka thënë se shkarkimi i Rakiqit është obligim kombëtar.

“Deri kur duhet të vazhdojmë t’i paguajmë me taksat e qytetarëve tanë ata që çdo dit punojnë kundër shtetit tonë që e arritëm me sakrifica ndër breza. Shkarkimi i z. Rakiç është obligim kombëtar”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme