Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj, tha se situata e krijuar në Kosovë si pasojë e pandemisë po vazhdon të rëndohet, ndërsa kritikoi hapat e ndërmarra nga ish-kryeministri Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
“Gjendja vazhdon të jetë e rëndë qoftë për nga numri i të infektuarave por edhe nga gjendja ekonomike. Teksa ne po flasim këtu, numri i rasteve po rritet dhe njëkohësisht edhe nga rreziku i shpërthimit të vatrave të reja të cilat që një kohë nuk kanë qenë të prekura nga ky virus. Jemi koshient i masave të të infektuarve me COVID mund ta mbingarkoj edhe sistemin shëndetësorë që mund të sjellë pasoja të rënda në këtë sistem”.
“Në këto rrethana edhe ekonomia ka pasur dëme të jashtëzakonshme. E rëndë është fakti për rënie ekonomike, sepse qeveria e kaluar nuk arriti që të nxjerrë një shifër që ka ndodhur si rrjedhojë e ndërmarrjes së masave anti-covid. Ne bazohemi në të dhëna se Kosova ka pasur një rritje ekonomike 4 për qind, ndërsa tani do të ketë një ulje deri në -4 për qind”, tha Tolaj.
Teksa ka folur në foltore të Kuvendit, Tolaj kritikoi Qeverinë e kaluar të cilët angazhuar disa mjekë nga Serbia, kurse në Kosovë janë 600 mjekë të papunë, raporton EO.
“Në këtë drejtim Kosova ka kapacitete ku kemi 600 mjekët të papunë dhe mbi 100 specialistë të papunë. Pra është e papranueshme që t’i sjellim mjekë nga Serbia ku i kemi në Kosovë mjekët. Pra vetëm shteti duhet t’iu jep përparësi”, tha Tolaj.