Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Shkëmb Manaj, e ka fajësuar nënkryetaren e Kuvendit nga Vetëvendosja, Arbërie Nagavcin për përplasjen e sotme në Kuvendin e Kosovës, raporton Express.
Manaj ka thënë se saherë që ka ndodh incidente në Kuvend, gjthmonë kanë ndodhur për shkak se kryesuesi i seancës i ka nxitur.
Sipas tij, përplasja ndodhi meqenëse Nagavci nuk po di si ta menaxhojë seancën.
“Sa herë që kanë ndodh incidente në Kuvend, kanë ndodhur për shkak se kryesuesi i seancës i ka nxitur duke mos e menxhu seancën mirë. Incidenti i sotëm ndodhi shkaku i juaj. Nuk keni të drejtë tua ndalni fjalën deputeteve”, tha Manaj.
Ndryshe, gjatë debatit për të pagjeturit, deputetët e LDK-së dhe VV-së janë përplasur mes vete fizikisht.