Deputeti i Nisma, Zafir Berisha, ka dalë në përkrahje të qëndrimit të deputetes së LDK-së, Teuta Rugova e cila bëri sot kuorumin që të niste seanca për votimin e ekipit të ri dialogues të Kosovës.
Në emër të qëndrimit të Rugovës, Berisha ka thumbuar partitë opozitare që kanë vendosur që të mos marrin pjesë në këtë seancë.
“Teuta Rugova për dallim nga të tjerët, respekton institucionin dhe bëhet pjesë e betejës politike përfundimtare, për forcimin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Berisha përmes Facebook.