Deputeti i PDK-së: Diasporës s’po i ofrohen kushte të investojë në Kosovë

Prishtinë | 10 Kor 2023 | 13:43 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Elmi Reçica, tha se Projektligji për tatimin në pronë, është i dëmshëm dhe se kundërshtimet e opozitës janë dëshmi e mjaftueshme që ai të tërhiqet, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, dëmi më i madh po i bëhet diasporës, duke shtuar se atyre po u pamundësohet që të investojnë në Kosovë.

“Ky projektligj po shihet se e kundërshtinë e krejt opozitës dhe vetëm këto fakte do duhej të ishin të mjaftueshme për ministrin që ta tërheq këtë ligj. Këto dëme do të ishin të papranueshme. U tha se kemi pasur suficit prej 700 milionë euro dhe prej tyre 450 milionë euro janë devalvuar dhe pse tash në mënyrë të vazhdën po dëshironi që ta kaloni këtë ligj”.

“Ato sanksione do të kenë dëme tek qytetari dhe do të jenë të pariparueshme për Kosovën. Këtu u përmend edhe diaspora, dhe çka po u bëjmë atyre që një pjesë të kapitalit të tyre që ta investojnë në Kosovë dhe çka po bën shteti, po e dëmton”, tha Reçica.

Të ngjashme